E pezulluar nga puna, Bardhi ndalon hyrjen e sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë

0
262
Ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi ka vendosur që të çojë deri në fund vendimin për pezullimin e Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë, kandidaten për deputete të PS-së,  Juliana Hoxha.

Kjo e fundit sot është ndaluar të futet në ambientet e ministrisë.

Bardhi i ka komunikuar pezullimin nga detyra Hoxhës, duke i kërkuar që të rikthehet në detyrë vetëm pas datës 26 qershor.

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar uniformat blu për nxjerrjen jashtë të Hoxhës. Ndërkohë Bardhi ka pezulluar të gjithë stafin e ministrisë që ka lejuar futjen në ambientet e institucionit të Juliana Hoxhës.

Përplasja Bardhi-Hoxhaj ka nisur pas kërkesës së ministrit për të pezulluar numrin dy të Drejtësisë, me pretendimin se ajo kandidon për deputete në zgjedhjet e 25 qershorit dhe përfshirjes në fushatën zgjedhore.

Ndërkohë, Departamenti i Administratës Publike rrëzoi pezullimin e Bardhit duke argumentuar se ministri ka tejkaluar kompetencat e tij.

Nga ana tjetër, ministri teknik i PD ka paralajmëruar se nuk do njohë autoritetin e DAP-it duke lënë në fuqi pezullimin për Sekretaren e Përgjithshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here