Paloka: Berisha apo Basha, le të votojë anëtarësia se kë do ndjekë

0
186

Nga Edi Paloka

Sot është më se e qartë se në PD janë krijuar dy palë të cilat me luftën mes tyre, sa më shumë zgjatet, aq më shumë e dëmtojnë PD!

Kush bën sikur nuk e sheh këtë realitet, fsheh kokën si struci me absurdin se “çfarë nuk e shoh unë, nuk është duke ndodhur”, ndërkohë që demokratet po hanë njëri-tjetrin.

E vetmja zgjidhje sot është VOTA!

Të votohen nga gjithë anëtarësia Sali Berisha dhe Lulzim Basha! Le të zgjedhë anëtarësia se kë dëshiron të ndjekë. Dilni në shesh të burrave e matuni!

Pas kësaj, të rifillojmë betejën me armikun e vërtete!

Kush fiton, të na prijë. Kush humbet, le të krijojë fraksionin e tij në PD e të presë deri sa të fitojë besimin e shumicës! Vetëm kështu do të mbetemi bashkë të gjithë.

Demokratët e bashkuar dhe fitorja e PD-së janë të vetmet dëshira e qëllime të demokratëve të thjeshtë, që e duan dhe kanë lidhur jetën me PD!

Rrugët e tjera, e për më tepër hilet dhe truket për të mos u ballafaquar me realitetin që zgjasin agoninë dhe përçajnë edhe më shumë demokratët i shërbejnë vetëm shkatërrimit të PD-së, i shërbejnë Ramës!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here