Tensionohet situata në Fier, nëna e 8-vjeçarit kalon gardhin dhe shikon vendin ku vrasësi Klodian Çalamani i vrau të birin; kërkon të ndezë qirinj

0
130

Tensione në familjen Vasiu, pas përfundimit të ceremonisë mortore të vogëlushit Mateo Vasiu, i cili u vra mizorisht nga fqinji, Klodian Çalamani.

Burime për mediet bëjnë me dije se nëna e 8-vjeçarit ka kaluar gardhin e shtëpisë së autorit të vrasjes për të parë vendin ku i vranë të birin.

Me dhimbjen tuaj jemi, por nuk lejohet”, i kanë thënë efektivët e policisë nënës së vogëlushit të ndjerë. Familjarët e Mateos kanë kërkuar që të ndezin qirinj në vendin u vra djali i tyre, ndërsa shprehen se “këtu nuk ka drejtësi”.

Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Grecalli në Fier, ku 8-vjeçari Mateo Vasiu u rrëmbye dhe më pas u vra nga fqinji, Klodian Çalamani. Ai e kishte groposut trupin e vogëlushit në oborrin e shtëpisë së tij, ndërsa u zbulua nga Policia pak orë pas kërkimit.  Autori Çalamani pranoi vrasjen dhe tashmë ndodhet në burg.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here