“Jeta personale, divorci dhe turpi” Këngëtarja e njohur në një rrëfim ndryshe: Kam qenë e fiksuar pas

0
77

Në intërvistën e parë televizive për albumin e saj të ri, përballë Oprah Ëinfrey, këngëtarja e famshme britanike, Adele, ka rrëfyer për jetën e saj personale dhe vendimin për divorcin.

Ajo u shpreh se ndihej “e turpëruar” dhe se iu desh kohë të merrte veten pas ndarjes nga bashkëshortit Simon Konecki, në vitin 2018, me të cilin jetoi për 8 vite.

“Kam qenë e fiksuar pas një familjes gjatë gjithë jetës sime, sepse nuk e kam pasur kurrë  një të tillë”, tha këngëtarja, babai i së cilës u largua nga shtëpia kur ajo ishte vetëm dy vjeç. “Që në moshë shumë të re i premtova vetes se, kur të kisha fëmijë, do të qëndronim së bashku. Dhe u përpoqa për një kohë vërtet të gjatë.”

"Jeta personale, divorci dhe turpi" Këngëtarja e njohur

Ajo shtoi se “ankthi I tmerrshëm” pas divorcit e shtyu të kryente një regjim ushtrimesh që e çoi në humbjen e 45 kg në dy vjet.

33 vjeçarja tha se për herë të parë e kuptoi se martesa e saj po shkatërrohej kur bëri një test personaliteti për një revistë. Një nga pyetjet ishte, “çfarë është diçka që askush nuk e di për ty?”, dhe ajo u tha miqve të saj: “Unë nuk jam e lumtur. ”

“Ata të gjithë u habitën,” kujton ajo. “Prej asaj dite pyeta veten “Çfarë po bëj? Për çfarë po e bëj?”

"Jeta personale, divorci dhe turpi" Këngëtarja e njohur

Këngëtarja dhuroi një shfaqje të paharrueshme, teksa performoi disa nga këngët e albumit  të ri, përfshirë edhe hitet klasike në Observatorin skenik Griffith në Los Anxhelos. E ndjekur nga yje si Lizzo, James Corden dhe Melissa McCarthy, kjo ishte dhe hera e parë që djali i vogël i Adelës, Angelo, e ndiqte shfaqjen drejtpërdrjet.

Shfaqja ishte e ndërthurur me klipe intervistash, të regjistruara në të njëjtin kopsht me trëndafila në Kaliforni, ku Ëinfrey intervistoi Meghan Markle dhe Princin Harry në fillim të këtij viti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here