Basha flet në Kuvend, Rama tallet me të, i kujton gafën “7 x 7 = 42”

0
131

Kryeministri Edi Rama duket se nuk i “ndahet shpirti” nga kreu në detyrë i PD-së, Lulzim Basha. Në pothuajse çdo seancë parlamenatre, Rama dhe Basha i kanë shprehur “dashurinë” njëri tjetrit, edhe pse bëjnë sikur zihen.

Për më tepër, ka pasur edhe raste që “dashuria” e tyre ka qënë aq e egër, sa kanë shkuar edhe në deklarata për “kafshime”.

Ndërkohë, edhe në seancën e sotme parlamentare, Rama sërish i është kthyer Lulzim Bashës. Ndërsa Rama po prezantonte buxhetin 2022, në foltoren e Kuvendit, njëri nga deputetët e PD ka replikuar nga vendi, duke folur pa mikrofon.

Por, Rama ia ka kthyer duke shigjetuar Bashën. “7 x 7 = 42“-tha Rama, duke kujtuar një gafë të Lulzim Bashës. Më tej, Rama sërish i ka drejtuar një mesazh kreut të PD, ndërsa tha se “Kur shikon ëndërra në gjumë, e kupton që realiteti me gjumin nuk kanë lidhje me njëra tjetrën”.

Ndërsa kur Basha doli në foltore, Rama e injoroi dhe vazhdoi një bisedë të gjatë me zëvendësin e tij, Arben Ahmetaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here