Premier League planifikon të frenojë shpenzimet e Newcastle dhe Man City…

0
95

Premier League po planifikon të vendosë rregulla të reja për të parandaluar që klubet të përdorin skuadrat e tyre satelitore, për të paguar lojtarët dhe trajnerët, në përpjekje për të frenuar fuqinë shpenzuese të Manchester City dhe Newcastle.

Rregulloret e reja do të jenë pjesë e kufizimeve në marrëveshjet e sponsorizimit midis palëve, të cilat kanë vendosur të bien dakord këtë muaj, si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj marrjes në pronësi të Newcastle nga sheikët e Arabia Saudite për 305 milionë paund.

Pronarët e rinj të Newcastle e kanë bërë të qartë, se po planifikojnë të ndjekin modelin e “City Football Group” për krijimin e një rrjeti global klubesh, duke çuar në frikën midis disa rivalëve të ligës, se një organizim i tillë mund të përdoret për të anashkaluar rregulloret e “Fair-play Financiar”.

Dokumentet e zbuluara të marra nga faqja e internetit Football Leaks në vitin 2018, tregonin se trajneri Roberto Mancini mori dy rroga kur ishte te City, njëra paguhej drejtpërdrejt nga klubi, ndërsa tjetra financohej nga klubi sportiv dhe kulturor Al Jazira, një klub në Abu Dhabi, që kontrollohet gjithashtu nga pronari i Cityt, sheiku Mansour.

Dokumentet tregojnë, se italiani nënshkroi dy kontrata në të njëjtën ditë, kur u transferua në “Etihad” më 2011: një marrëveshje 1.45 milionë £ me Cityn dhe një tjetër me vlerë 1.75 milionë £ me Al Jazira, e cila u pagua nga një kompani në Mauritius, por klubi nuk u akuzua kurrë për ndonjë shkelje të rregullave.

“City Football Group” ka vazhduar ta zgjerojë aktivitetin e saj që kur u krijua nga Mansour më 2013 dhe tani përbëhet nga 10 klube në pesë kontinente. Newcastle ka plane të ngjashme dhe pronarët e tyre tashmë kanë zhvilluar bisedime me disa klube në Europë për blerjen e tyre, duke përfshirë Inter dhe Bordeaux, por ende nuk kanë rënë dakord për një marrëveshje.

Sipas rregulloreve të reja, çdo pagesë kontraktuale për lojtarët ose stafin, duke përfshirë edhe marrëveshjet e sponsorizimit, do të duhet të deklarohen në Premier League dhe do të merren parasysh për llogaritjet e rregullores financiare. Pavarësisht kundërshtimit të tyre fillestar, City dhe Newcastle kanë pranuar se rregulloret e shtrënguara janë të pashmangshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here