Identifikohet një nga viktimat e atentatit në Astir, 40-vjeçari emër i njohur për policinë

0
141

Erigers Mihasi është një nga viktimat e atentatit të ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit. Ai ka qenë duke udhëtuar në automjetin tip Audi A 8, në momentin kur ai është bërë shënjestër e plumbave. Burime bëjnë me dije për ABC se atentatorët kanë qëlluar nga një automjet në lëvizje.

Kush është Erigers Mihasi

Ai nuk është një emër i panjohur për policinë. Tre vite më parë u shoqërua për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen e ndodhur në lokalin Monopol, në ish-Bllok. Më herët ai është arrestuar edhe si person i dyshuar për grabitjen, plagosjen, vjedhjen dhe torturimin e prindërve të Elton Çiços në Tepelenë, por gjykata e liroi nga qelia për mungesë provash.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here