Zyrtari i PD-së paralajmëron se kriza politike mund të shkaktojë përplasje civile! Opozita nuk i dogji mandatet për pushtetin!

0
117

Kriza politike mund të çojë vendin drejt një përplasjeje sociale dhe kjo nuk është gjë e mirë. Opozita nuk i ka djegur mandatet për të marrë pushtetin, ne e kemi thënë që duam të shkojmë në zgjedhje si të barabartë”.

Anëtari i Këshillit Kombëtrar i Partisë Demokratike, Roland Bejko, deklaroi gjatë një interviste për Televizionin Fax News se Prokuroria nuk po heton dosjen “339”, e cila dëshmoi sipas tij, atë që të gjithë e dinin por që askush nuk e pohonte. Djegia e mandateve, tha ai, ishte një akt ekstrem dhe është një rast studimor pse jo.

Bajko komentoi edhe qëndrimin e deputetes Rudina Hajdari, (e cila ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare në do të pranojë te djegë mandatin apo jo), si një veprim që nuk shkon me linjën e shumicës së demokratëve.

“Opozita nuk i dogji mandatet që të marrë pushtetin. Jam kundër largimit të individit nga ana e partisë. Shumica vendosi për djegien e mandateve. Djegia e mandateve vendim politik i panjohur në Evropë. Rasti i Hajdarit, Bejko pro vendimit të shumicës, ajo vendosi djegien e mandateve dhe duhet ti bindemi atij vendimi edhe kur ti nuk je dakort, nëse ti nuk i bindesh shumicës duhet të shpjegohesh cili është qëllimi. Hajdari nuk ka bërë publike ndonjë shpjegim, pasi ka thënë që do të shprehet më vonë”.

Sipas tij, Kriza politike në vend mund ta çojë vendin drejt një pëplasjeje sociale e cila nuk është gjë e mirë për askënd.

Kriza politike mund të çojë vendin drejt një përplasjeje sociale dhe kjo nuk është gjë e mirë. Opozita nuk i ka djegur mandatet për të marrë pushtetin, ne e kemi thënë që duam të shkojmë në zgjedhje si të barabartë”.

Bejko ndër të tjera tha se Partia Demokratike ia ka parë hajrin ndërkombëtarëvë, duke sjellë rastin e 21 janarit ku sipas tij dolën në mbështetje të Sali Berishës, si dhe dolën sipas tij në mbështetje të anëtarësimit në NATO.

Ai tha se ndërkombëtarët nuk duhen anatemuar të gjithë nga opozita, pavarësisht se ka patur edhe ambassador të kompromentuar në vend. “PD duhet të gjejë defektin e saj duke pyetur veten a e ka bërë ajo punën e saj për informimin e ndërkombëtarëve”?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here