Tomka dhe shokët e tij, nga Amerika në Berlin

0
182

safe_imageI përfshirë në listën e filmave të “zinj” që ishte gati në degradim, “Tomka dhe shokët e tij” jo vetëm që merr rrugën e re, atë të restaurimit por do të ketë premierë në Festivalin e Berlinit. Lajmi del nga specialistët e Arkivit Qëndror të Filmit, por në rrugë jo zyrtare, madje nuk është hera e parë që ndonëse në organikë është një zyrë shtypi, ajo nuk funksionon si e tillë.  Megjithatë “Tomka…” një nga filmat kult nga gjenerata e kinematografisë socrealiste për fëmijë, me regji të Xhanfise Kekos do të nisë në shtator restaurimin, e njohur tashmë në një nga laboratorët filmike të specializuar në SHBA.

Ky film nuk ka hyrë në listën e atyre që ishin në më të shkatërruarat, të destinuar për t’i humbur, por mësohet se qëllimi ishte promovimi si trashëgimi filmike shqiptare te publiku i huaj.  Filmi i restauruar me subtitra në anglisht është parashikuar të shfaqet në disa festivale ndërkombëtare, mes tyre edhe në Berlinale, në sesionin retrospektivë.

Për restaurimin e filmit Arkivi Qendror i Filmit ka bashkëpunuar me laboratorin e qendrës së konservimit audiovisual pranë kongresit amerikan, një nga laborator filmikë më të spikatur për filmat bardhezi në SHBA.

Pas filmit “Nëntori i dytë”, restauruar një vit më parë, e shfaqur në kinematë amerikane dhe në prespektivë për publikun anglez, ky film shënon përpjekjen e dytë për të njohur një trashëgimi “pop” përtej kufinjve pa hyrë në hesapet ideologjike.

Ndonëse i përket kësaj periudhe shumë janë marrë me kinemanë e Xhenfise Kekos në këtë drejtim. Ajo konsiderohet me një përgatitje të qëndrueshme, që ndonëse studiuar në Lindje, e rendisin me ndikime nga neorealizmi italian. Si një nga brezat e parë, Keko dha kontributin e saj në ngritjen e traditës në film, kur në një kohë s’kishte histori, pra nis me socrealizmin, me rregulla e presione, të forta ideologjike.

 

Shqiptarët në Venecia me personazhe borxh

“Piçola Patria” (Atdheu i vogël), kështu quhet filmi italian ku në një histori dashurie, racizmi dhe paragjykimi përfshijnë një emigrant shqiptar dhe dy vajza italiane. Ata kërkojnë t’i ikin provincës për të ndjekur ëndrrat e tyre- një lëndë kinematografike e përtej Adriatikut që në një mënyrë krijon produksioni italiane me personazhe shqiptare që do të shfaqet më 30 gusht në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venecia.

Filmi, i cili  është një gërshetim mes filmit dokumentar dhe fiction-it, do të përfaqësohet në sesionin “Horizonte” në edicionin e 70-të të eventit të rëndësishëm të kinemasë botërore.

Protagonist është aktori i ri shqiptar, Vladimir Doda. Përkrah tij interpreton edhe një tjetër shqiptar, Mateo Çili, i cili debuton për herë të parë në një film me metrazh të gjatë. Filmi i xhiruar në tri krahina të verilindjes se Italisë, është cilësuar nga media si një pasqyrë e provincës universale. Edicioni i 70 i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venecia do të hapë siparin e tij më 28 gusht deri më 7 shtator. 33 vende do të prezantojnë prodhimet e tyre më të mira kinematografike, mes të cilave edhe Kosova,ku regjisorja Lendita Zeqiraj do të prezantojë filmin e shkurtër “Ballkoni”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency