Zyrtare nga policia, dy të vdekur në atentatin te “Astiri” në Tiranë

0
129

Dy të vrarë! Është ky bilanci i të shtënave me armë zjarri në drejtim të një automjeti luksoz tip Audi A 8 mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 të mbrëmjes së sotme në zonën e njohur si “2 rrathët” në Unazë të re. Ende nuk bëhet me dije identiteti i dy viktimave. Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të Tiranës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

“Rreth orës 19:30, në vendin e quajtur “2 rrathët” në Unazë të Re, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeti tip “Audi”. Si pasojë kanë humbur jetën dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët ishin brenda në mjet. Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes dhe grumbullimin e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here