Takimi midis Brunos dhe Efit i kaloi të gjitha pritshmëritë, ja ç’ndodhi

0
148

Sot ishte takimi i parë i Efit, i vajzës më të re të emisionit ‘Për’puthen’ dhe të gjithë u habitën nga çiltërsia e Efit, si dhe nga pëlqimi i saj i dukshëm për Brunon.

Bruno me Efin në pjesën e parë ndodheshin në makinën e saj të fundit dhe Efi shprehu se pëlqen meshkujt autoritar dhe se Bruno ju duk shumë më i qeshur se në takimet e tjera.

Më pas ata dolën përgjatë pedonales dhe e veshur me kostum sportiv, Brunos iu duk shumë sexy Efi, në takimin që zhvilluan në kryeqytet.

Por, kishte një detaj të vogël, që sipas tij nuk shkonte pasi ishte ftohtë : barku jashtë. Ai i uli bluzën Efit, pasi tha se është ftohtë, teksa ecnin së bashku në pedonale.

Menjëherë reagoi Efi, duke theksuar se nuk i toleron këto veprime.

“Mos m’i bëj më këto gjëra. Nuk të pyes fare për kështu gjërash”.

Diskutimi vazhdoi dhe në studio, ku konkurrentja sqaroi se nuk ishte çështja vetëm te bluzja, por donte të paraprinte të tjera sjellje të Brunos.

Efi: E kam shumë bezdi të më ndalojnë, të bëj diçka që dua. U kapa te bluza për t’i treguar Brunos që nuk i toleroj këto gjëra. Nuk dua që mashkulli të përpiqet të më ndryshojë.

Bruno: Unë nuk e kamproblem. Unë vdes ta shoh femrën të kuruar

Më tej, Efi u shpreh se “shoh të ardhme në njohjen time me Brunon. E kam parë më të lirshëm me mua se më parë dhe kjo më pëlqen”.

Në takim ndodhi dhe një puthje e papritur në qafë si dhe fjalë të ëmla nga ana e Efit ku e quajti Brunon ‘zemër’.

Bora e pyeti Efin se si e ka perceptuar Brunon, pasi ai është dukur si arrogant dhe xheloz në shumë situata dhe ajo i tha: Hajde shihe me sytë e mi, duke në formë batute, por dhe njëkohësisht duke shprehur tërheqjen e saj për Brunon.

Ndërsa Mikela u prek nga ky takim dhe tha se e sheh Efin si konkurrente në lidhje me Brunon, pasi vuri re një pëlqim të madh midis tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here