Jul Deda sulmon ashpër Bardhin: Gaz, ti e di që nëse do kishe votim për sekretarin e PD-së, ti s’do merrje kokërr vote. Të nxjerr Lul Vula, për të iu bërë rezil demokratëve

0
2435

Pas deklaratës së Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Gazmnd Bardhi se ish-kryeministri Sali Berisha nuk kishte mbledhur firmat për mbledhjen e Kuvendit të PD-së, ka reaguar ashpër aktori Julian Deda, i cili i ka përmendur Bardhit se ai vetë nuk është votuar për rolin që ka në parti.

Për Dedën, Bardhi i bën këto deklarata sepse e urdhëron kryedemokrati Basha për të iu bërë rezil demokratëve.

Postimi i plotë:

Arsyeja pse per sekretarjatet e PD nuk kishte gare mes dy alternativave dhe nuk u votua ne fshehtesi eshte pikerisht Gazi. Nese do respektohej statuti dhe te hidhej ne vote posti i sekretarit te pergjithshem, Gazi e di fort mire qe s’do merrte kokerr vote, sepse demokratet nuk e kane shume qejf. Kjo eshte mbrojtja qe i ben Lul Vula, i cili kush e di ku e ka futur koken keto dite se ka turp te perballet, por nxjerr Gazin duke e bere rezil ne sy te demokrateve dhe jo vetem. Me sa duket ky i fundit nuk e paska problem kete gje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here