Vrasja e katërfishtë në Qipro, prangoset një biznesmen

0
153

Policia qipriote ka arrestuar një biznesmen si i dyshuar se ka marrë pjesë në vrasjen e katërfishtë të ndodhur në 23 Qershor, ku mbeti i vrarë edhe objektivi i atentatit biznesmeni Phanos Kalopsidiotis.

Atentati u krye nga dy shqiptarët Aleks Burreli dhe Jani Vogli. Në pranga ka rënë Marios Kristodulu, i cili sipas hetimeve të deritanishme dyshohet se është personi që kishte ndërmjetësuar për gjetjen e dy vrasësve me pagesë.

Madje kishte paguar biletat e udhëtimit të tyre për në Qipro. Po sipas hetimit kontaktin me ta e kishte mundësuar një biznesmen grek, që merret me organizim eventesh.

Kristodulu mendohet të ketë urdhëruar gjetjen dhe ekzekutimin e Burrelit. Drejtuesi i mjetit me të cilin Burreli u largua nga vendngjarja, mbahet në paraburgim dhe sipas medias ka nxjerrë në dritë këto detaje.

Ndër të tjera, 32-vjeçari ka sqaruar se pas ngjarjes e çoi Burrelin në Limasol dhe aty gjurmët e tij humbën. Biznesmeni Kristodulu e urdhëroi që të niste kërkimet për ta gjetur dhe për ta ekzekutuar, pasi druhej që po të binte në duart e policisë, Burreli “do të hapte gojën”, siç tha.

Mbrëmjen e kryerjes së krimit, në vendgjarje mbeti i vrarë edhe atentatori, Jani Vogli. Që në fillim u tha se më e mundshmja ishte që atë ta kishte vrarë Aleks Burreli. Drejtuesi i mjetit ka dhënë një tjetër dëshmi interesante, që forcon versionin se Burreli mund ta ketë vrarë pa dashje bashkatdhetarin e tij.

Kur hipi në makinë për t’u larguar nga vendngjarja, Burreli po thoshte me vete “E vrava! E vrava! Unë e qëllova”. E kishte fjalën për Voglin.

Siç bëhet e ditur, para dy ditësh policia e Qipros mori një telefonatë anonime, sipas të cilës Burreli ishte vrarë dhe se trupi i tij ishte hedhur pranë një dige. Pavërësisht kërkimeve ai ende nuk është gjetur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here