Mbështetës i Gylenit, Gjykata e Lartë refuzon ekstradimin në Turkmenistan të Muhamet Cap. Lirohet biznesmeni

0
95

Gjykata e Lartë refuzon ekstradimin në Turkmenistan të Muhamet Cap, mbështetës i Fetullah Gylen. Cap kërkohej nga Turkmenistani, i renditur nga ‘Freedom House’ si vendi i dytë në botë për shkeljen e të drejtave të njeriut. Gjykata tha se procedimi ka natyrë politike, ndaj refuzoi ekstradimin. Lajmi është konfirmuar nga gazetarja Klodiana Lala për BalkanWeb.

Cap është ndërtues dhe biznesmen në Turkmenistan dhe akuzohej se në 2011 kishte korruptuar një punonjëse banke. Cap ka status azili në Kosovë. Ai kishte 9 muaj burg, ndërsa dje u lirua.

Avokati Ardian Visha bashkëpunoi me avokatin nga Belgjika Johan Heymans për këtë rast dhe binden gjykatën për lirimin. Visha beri kërkesë në Interpol dhe kjo është hera e parë që komisioni shqyrtoi një rast ekstradimi të Shqipërisë, siç ishte ai i Muhamet Cap.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here