Rikthehet ankthi në Barcelonë, gjendet një pako e dyshimtë në po të njëjtën ku ndodhi sulmi i parë

0
147

Bulevardi kryesor i turistëve në Barcelonë, “Las Ramblas”, është evakuuar sërish pasi është gjetur një pako e dyshimtë në rrugë.

 

 

Zyrtarë të qeverisë konfirmuan se pako ishte gjetur brenda një autobusi që lëviz në këtë zonë. Në videot e postuara online duken turistët dhe banorët që largohen nga zona

Një përdorues i rrjeteve sociale thotë: “Ata evakuuan metronë, stacionet e metrosë, dyqanet dhe rrugët në Sheshin Katalunja. Për arsye sigurie pasi u gjet një pako e dyshimtë në autobus”.

Ajo shtoi më vonë: “Por tani çdo gjë i është kthyer normalitetit. Ishte alarm fals. Pako ishtë një çantë shpine që e kishte harruar dikush”.

Ankthi u rikthye në qytet pasi 15 persona humbën jetën nga sulmi me furgon në Barcelonë ndërkohë që 100 të tjerë u plagosën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here