VAR shpëton Conten nga humbja në ndeshjen e parë me Totenham, Arsenal njeh vetëm ngjitje

0
97

Arsenal po bën një ngjitje impresionuese në Premier League teksa arriti fitoren e tretë radhazi e që pas asaj humbjeje me Citizens, skuadra e Artetas njeh vetëm ndeshje të mira në 10 të tilla radhazi.

Në “Emirates”, vendasit kishin përballë Watfordin e Ranierit të cilët i mposhtën minimalisht 1-0 falë një goli të talentit Rowe ndërsa më pare Aubameyang kishte humbur një penallti.

Në Liverpool, Evertoni priti Tottenhamin në ndeshjen e pare të Contes në Premier League dhe me shumë fat, Spursat morën një barazim pa gola.

Tottenham ka ende shumë punë për të bërë teksa në 80’ shpëtoi nga VAR që ktheu një penallti të akorduar nga arbitri dhe largohet vetëm me një barazim pa gola.

Në sfidën tjetër, nuk pati fitues në “Elland Road” ku Leeds i Marcelo Bielsas barazoi 1-1 me Leicester. Golit të Raphinha për vendasit në 27’, iu përgjigj menjëherë Barnes një muinutë më pas./Ora News/.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here