EMRAT/ Mbi 600 të helmuar në Krujë, pezullohen nga detyra tre zyrtarë

0
102

Tre zyrtarë janë marrë nën hetim pas helmimit nga uji që bëri që mbi 600 persona të shtroheshin në spitalin e Krujës. Mësohet se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë ka marrë nën Ledio Çelën, Administrator i Ujësjellës Kanalizimeve Krujë; Andi Kupën, Drejtues teknik dhe Ervin Karafilin, Shef i Shërbimit të Epidemologjisë dhe Higjenës Krujë.

Të tre akuzohen për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i Detyrës” pasi sipas organit të akuzës, me veprimet e tyre kanë lejuar ndotjen e ujit të pijshëm dhe dëmtimin e shëndetit të qytetarëve të Krujës. Ata janë pezulluar edhe nga detyrat përkatëse.

Shkresa

Më 30 tetor qytetarët e Krujës dolën në protestë dhe kërkuan dorëheqjen e kryetarit të Bashkisë, Artur Bushi dhe të drejtorit të Ujësjellësi Kanalizimeve. Ata ende nuk kanë ujë të pijshëm për të konsumuar. Prej 1 jave më shumë se 600 qytetarë janë helmuar nga uji i pijshëm, i cili kishte dy baktere që iu shkaktuan dhimbje barku, koke, të vjella dhe diarre.

Edhe pse kanë disa ditë pa ujë, qytetarët e Krujës janë lajmëruar se do të furnizohen me kapacitet të reduktuar në mënyrë që të kryhen analiza të tjera në vijim për furnizimin e radhës. Uji që iu shkon në banesa përdoret vetëm për arsye sanitare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here