Blatter akuzohet se i ka dhënë 2 milionë dollarë Platinisë, paditen të dy për mashtrim

0
84

Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, dhe ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini, janë paditur për organizimin e paligjshëm të një pagese prej 2 milionë frangash zvicerane, rreth 2,19 milionë dollarësh. Akuzat janë ngritur nga Prokuroria e Përgjithshme e Zvicrës.

Prokurorët thanë se 85-vjeçari Blatter ka kaluar në llogari të Platini shumën në fjalë, nga llogaritë e FIFA-s, në vitin 2011. Hetimi për këtë çështje është hapur që në 2015-n pas një sërë skandalesh që përfshinë organizatën ndërkombëtare të futbollit. Pas hetimeve të dy dhanë dorëheqjen nga postet.

Prokuroria tha se ndaj Blatter dhe Platini janë ngritur akuza për mashtrim, përvetësim të paligjshëm të fondeve dhe falsifikim dokumentesh. Të dy hedhin poshtë akuzat dhe thonë se pagesa është e ligjshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here