Pas dorëheqjes si kryeministër, Zaev braktis ‘Open Balkan’ në Serbi

0
139

Zoran Zaev ka anuluar pjesëmarrjen në takimin e Beogradit për nismën e “Open Balkan”.

Pas dorëheqjes nga posti i kryeministrit dhe si kryetari i LSDM-së, Zaev njofton edhe braktisjen e takimit që do të mbahet në datat 3 dhe 4 nëntor në Serbi.

“Për shkak të situatës së vazhdueshme politike në Maqedoninë e Veriut pas zgjedhjeve lokale. Kryeministri Zoran Zaev ka anuluar pjesëmarrjen në takimin në Beograd,”-tha zëdhënës i Zoran Zaev.

Në takimin e radhës për “Open Ballkan” palët, tashmë pa Zoran Zaev pritet që të diskutojnë për hapat e mëtejshme që pritet të ndërmerren në kuadër të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave mes vendeve.

Deri më tani pjesë e nismës “Ballkani i Hapur” është Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, teksa Kosova e refuzuar ftesën për të qenë pjesë e kësaj nisme.

Po ashtu, edhe dy vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, Bosnja dhe Mali i Zi kanë refuzuar deri më tani që të jenë anëtarë në “Ballkanit të Hapur”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here