Arsenal zotëron Leicester dhe ngjitet në vendin e pestë, fantastik Aaron Ramsdale

0
112

Arsenal regjistroi një fitore të madhe ndaj Leicesterit me rezultatin 2:0, duke u afruar me kreun e tabelës së Premierligës.

Pas një ndeshje të shkëlqyer dhe një triumfi ndaj Aston Villas, Topçinjtë vazhduan të përparojnë falë një nisje të shkëlqyer të takimit.

Në minutën e pestë, Gabriel shënoi me kokë pas goditjes nga këndi për t’i dhënë epërsinë Topçinjve dhe vetëm dhjetë minuta më vonë Emile Smith-Rowe shënoi golin e dytë pas një aksioni spektakolar.

Në vazhdim të pjesës së parë, dhelprat u konsoliduan dhe nisën të kërcënojnë, por Aaron Ramsdale ishte në një ditë mjaft të mirë, duke bërë disa superpritje. Në minutën e 43-të, portieri 23 vjeçar bëri një pritje të pabesueshme pas një gjuajtje të lirë të James Maddison dhe më pas ndaloi Jonny Evans në tentativën e dytë. Në dy raste topi “eci” përgjatë vijës, por mysafirët shpëtuan.

Vazhdimi sjell një ofensivë të plotë të Leicesterit, megjithatë, Ramsdale ishte i pathyeshëm.

Luke Thomas gjuajti disa centimetra larg portës në minutën e 55-të dhe më pas Ramsdale ndaloi Harvey Barnes. Portieri i Topçinjve shpëtoi edhe goditjen e Ademola Lookman pas një ore lojë.

Rezultati dhe golashënuesit:

Leicester – Arsenal 0:2 (Gabriel 5′, Smith-Rowe 18′)

Renditja e Premierligës:

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here