Kumbulla i përjashtuar, Mourinho e thotë hapur që ishte ndëshkim: “5 në tribunë? Unë vështirë se fal…”

0
70

“Pse i lashë pesë nga lojtarët që dolën në fushë në Conference League të enjten në tribunë? Po më vendosni në një situatë të vështirë, sepse ato janë gjëra dhe mesazhe për dhomat e zhveshjes. Dhe kjo, duke pasur këtë pankinë plot të rinj, ishte një mesazh i rëndësishëm. Ajo ndeshje në Norvegji ka mbetur në historinë time dhe është e vështirë për mua ta fal.” Kështu José Mourinho, nga mikrofonat e Dazn-it, i është përgjigjur pyetjes mbi arsyen e vendimit të tij për të mos thirrur lojtarët që u turpëruan nga Bodo Glim për sfidën me Napolin.

Special One preferoi të mbante në tribunë lojataë si Kumbulla, Reynolds, Borja Mayoral, Villar dhe Diaëara për Roma-Napoli, që përfundoi 0-0, duke treguar se mund të bëjë fare mirë edhe pa ta, nëse kontributi që ata japin për verdhekuqtë është ai i parë në transfertën e humbur rëndë 5-0. Por, të paktën, ‘Mou’ synon t’i rikuperojë ato dhe këtë e ka bërë të qartë, duke i dhënë një rreze dritë në fundit të tunelit, mbrojtësit të kombëtares shqiptare: “Sigurisht – përgjigjet portugezi – Ata nuk janë lojtarë që kanë një kryq para fytyrave të tyre dhe ka mbaruar, absolutisht jo”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here