Vëlla apo kushëri? Deklaratat e Mevlanit për Artanin po konfuzojnë rrjetin, si qëndron e vërteta?

0
92

Një nga hyrjet e reja në Për’puthen është Artan Shaba, i prezantuar vetë, por edhe nga produksioni si vëllai i Mevlanit, ish-konkurrentit që bëri bujë gjatë gjithë sezonit të dytë.

Në rrjetin social, po qarkullon një video e muajit Korrik, e shkëputur nga MCNTV, intervistë me Valbona Mhillin, në të cilën Mevlani thotë se e ka kushëri, por po ta dëgjosh intervistën më tej duket qartë se ai bën shaka dhe vazhdon e flet për Artanin, hyrjen e tij në program dhe tregon se ai është “djali i pleqërisë”

 

I ftuar te “Shqipëria Live”, Mevlani gjithashtu sqaron se e ka vëlla Artanin.

Video Player

Nga ana tjetër qarkullon një video e Mevlanit te sketch-i humoristik i Klanifornisë, ku ai thotë se është djal i vetëm , por është sqaruar se është thjesht humor dhe pjesë e rolit.

Në takimin bruto me Shqipen, i cili është i plotë në YouTube, Mevlani tregon se ka 1 vëlla dhe 2 motra.

Video Player

Madje Artani dhe më përpara ka qenë pjesë e disa momenteve ku Mevlani ka qenë live.
“A je vetëm”, – e pyet Ndriçimi, ish-konkurrent i Për’puthen.
“Ja me vëllain”,- thotë Mevlani duke treguar Artanin.
Kjo video është e shkëputur në Qershor.

Gjithsesi Mevlani nuk ka asnjë foto me Artanin dhe kjo gjë, duke shtuar dhe deklaratat e shkëputura, kanë konfuzuar rrjetin, por ai tashmë e ka sqaruar se Artani është vëllai i tij.

Kujtojmë se ky i fundit ka shprehur se nuk ka dëshirë të krahasohet me Mevlanin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here