Shkullaku: Basha duhet të përballet me Berishën, nuk mund të thotë kam 95% mbështetje

0
103

Analisti Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka komentuar ngjarjet në PD dhe sjelljen e Lulzim Bashës pas përjashtimit të Berishës.

Shkullaku tha se Lulzim Basha duhet të përballet me Berishën dhe vendimin që ka marrë për të.

“Basha duhet të japë shpjegime, jo për Berishën, por rreth 700 mijë votues të PD, që kanë nevojë për disa shpjegime.

Ne po diskutojmë pasojat, por thelbi është, si zoti Basha, si një pjesë e njerëzve pranë tij, i kanë thënë demokratëve, popullit opozitar, se Sali Berisha është i pafajshëm, nuk është i korruptuar dhe qeverisja e Berishës nuk ka qenë e korruptuar, dhe vendimi i SHBA është i padrejtë. Kjo kontraditë kërkon ballafaqim me njerëzit. Në një luftë politile, ndershmëria dhe ballafaqimi me të vërtetën është ajo që duhet të bëjë një lider poliitk.

Nuk mund të kalojë me idenë, hajd se tre ditë dhe do kalojë kjo.

Është marrë vendim shumë i fortë, për të cilin Lulzim Basha nuk mund ta anashkalojë. Nuk është e thënë që të japësh shpjegime dhe të marrësh përgjegjësi, ti përçan partinë. Duhet t’ju shpjegojë njerëzve, se edhe ata që dalin presin Berishën, janë votues të PD. Nuk mund ti thuash atyre që unë kam 95% mbështetje. Nuk është lojë fëmijësh.

Kreu i opozitës ka detyrim para shqiptarëve. Ai ka marrë vendim nën presion dhe kërcënim? Është e rëndë, sepse me presion PD, nga parrulla nuk ka zgjedhje me Edi Ramën, shkuam në reformën e Damian Gjiknurit dhe Rudina Hajdarit.

Duke mos u ballafaqur dhe mos folur, do thellohet përçarja në PD”, tha Shkullaku.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here