Gjata mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Mungesë integriteti dhe pavarësie

0
146

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë dje seancën për shkarkimin e Presidnetit Ilir Meta për ditën e enjte në orën 11:00.

Pas një seance të gjatë maratonë, në fund të saj, presidenca kërkoi të njihet me argumentet e kuvendit.

Këshilltari ligjor i kreut të shtetit Bledar Dervishaj, argumentoi se faktikisht nuk ka një çështje konkrete për shkarkimin e presidentit Meta dhe renditi një sërë shkeljesh që e kanë shoqëruar këtë proces.

Në lidhje me këtë situatë të krijuar ditën e djeshme në Gjykatën Kushtetuese, në një lidhje me Skype për ‘Kafe Shqeto’, në Syri Tv ishte i ftuar juristi z. Çlirim Gjata.

“Çështje e shtyrjes së seancës mund të ketë dy aspekte, i pari mund të jetë teknik që mund ta ketë çdo gjykatë, e dyta mund të jetë një presion i jashtëzakonshëm politik mbi Gjykatën Kushtetuese.

Kjo ka filluar që me deklaratat e z.Rama i cili thoshte që në Prill ne do të zgjedhim Presidentin, i kemi votat dhe do ta zgjedhim ne. Pra nuk mund të marrë një vendim për shkarkimin e  Metës por presionin e ka jashtëzakonisht të madh për ta shkarkuar Presidentin. Kjo e bën Gjykatën Kushtetuese të jetë midis dy zjarreve sepse tregon edhe mungesë integriteti të kësaj Gjykate Kushtetuese dhe mungesë të pavarësisë së saj gjë që çon dëm gjithë mundin për reformën në drejtësi.

 Unë nuk e di çfarë do të vendosë Gjykata Kushtetuese për largimin e z. Meta sepse Gjykata Kushtetuese nuk ka ngjarje as veprim të Presidentit. Kemi rënë në paradokse qesharake.

Do shkarkojë gjykata  z.Meta pse paska pasur debat me ambasadoren amerikane? Ky është një shkak port të shkarkuar Presidentin? As vetë departamenti Amerikan nuk do e pranonte diçka të tillë… “, u shpreh juristi Gjata

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here