Bushati: Tre amendamentet e PD-së, propagandë dhe fëminore

0
122

Analisti Andi Bushati në studion e Open komentoi edhe kërkesën e opozitës për Vetting të politikës. Paketën e tre amendamenteve, Bushati e konsideroi propagandë. PD, tha Bushati e ka provuar se nuk ka mundësi të retushoi regjimin me reforma.

“Janë propagandistike dhe fëminore dhe nuk i beson njeri. Kjo për dy arsye. E para se përpara kanë foltoren e Berishës. Dhe e dyta se janë futur mes berishës dhe mes ramës dhe amerikës.

Duket sikur thonë hajde të bëjmë një pjesë këmbimi. Pasi u ke thënë 10 vjet shqiptarëve se këtu po bëhet nami me kritika, të mendojmë se do të ketë vetting. Të pretendosh të bësh të njëjtat gabime, ose je në hall të madh, ose nuk sheh më se si do ecësh përpara”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here