Viktima sot në Peqin, ish-anëtar i Bandës së Lushnjes, ja për çfarë akuzohej

0
127

Personi i gjetur i vrarë paraditen e sotme është një anëtar i Bandës së Lushnjes.

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se personi i vrarë është identifikuar si Alban Semaku, 38 vjeç nga Lushnja.

Por ky person, deri në vitin 2011 mbante emrin Elton Mermali.

Mermali ka qenë anëtar i Bandës së Lushnjes që drejtohej nga Aldo Bare.

Në vitin 2006, ky shtetas është ekstraduar nga Italia, pasi Gjykata e Lushnjës, me vendimin e datës 28 gusht 2003 i ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprën penale ‘Vrasja’, ndodhur në qytetin e Lushnjës, kryer në kuadër të organizatës kriminale të Lushnjës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here