Pjesëmarrje e ulët/ Zgjedhjet lokale në Kosovë, vetëm 27% e qytetarëve votuan deri në orën 15:00

0
205

Pjesëmarrje e ulët në zgjedhjet lokale në Kosovë. Ndërsa mungojnë vetëm pak orë nga mbyllja e qendrave të votimit, vetëm 27% e qytetarëve kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës.

Ashtu si në zgjedhjet e kaluara, pjesëmarrja më e lartë regjistrohet në komunat me shumicë serbe, ku prin Mitrovica e Veriut. Sakaq, sa i përket komunave me shumicë shqiptare, prin Kamenica me 32%, e pasuar nga Skënderaj dhe Prishtina.

Sipas kryetarit të KQZ, Kreshnik Radoniqi, gjatë paradites u shënuan 6 incidente të vogla, të cilat, sipas tij, nuk e dëmtojnë procesin zgjedhor. Edhe në Mitrovicën e Veriut procesi po zhvillohet pa probleme: “Procesi i votimit është duke vijuar normalisht dhe nuk është paraqitur ndonjë incident që do të dëmtonte procesin zgjedhor. Ne kemi një listë të incidenteve minore, të cilat nuk ndikojnë në proces. Janë të raportuara disa raste dhe policia është duke u marrë me to, ndërkaq për rastet më të mëdha është njoftuar edhe Prokuroria”.

Gjithsej në Kosovë janë 883 qendra votimi me 2 477 vendvotime. Rreth 25 000 vëzhgues vendas e ndërkombëtarë do të ndjekin nga afër procesin e votimeve, mes të cilëve 200 janë nga Bashkimi Evropian dhe përfaqësitë diplomatike në Kosovë. Mbi 3 300 pjesëtarë të policisë dhe rreth 100 prokurorë e gjykatës do të kujdesen për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here