“Nëse Basha nuk njeh kuvendin”? Topalli: E kapin hopa bashkë me kunatin dhe e largojnë

0
119

Jozefina Topalli është e bindur që Lulzim Basha do shkarkohet nga Kuvendi, madje përdor frazën “do ta kapin hopa bashkë me kunatin dhe e largojnë”.
E ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku përballë një paneli me analistë, Topalli tha se kjo është një gjë e sigurtë dhe nuk ka asnjë alternativë tjetër.
Ndërkohë Topalli hodhi poshtë zërat se do kandidojë për kryetare e PD. Më poshtë pjesë nga deklaratat e bujshme të zonjës Topalli dhënë për gazetarin Qafoku.

Zonja Topalli, a aspironi ju për të qenë kryetare e Partisë Demokratike?
Topalli: Po e them që të mos ketë keqkuptime. Unë nuk do jem kandidate dhe kryetare e Partisë Demokratike. Unë jam në Partinë Demokratike. Jam anëtare e saj. Kam qenë, jam dhe do të je aty. Por jo kryetare.
A do merrni pjesë në Kuvendin e Partisë Demokratike?
Topalli: Nuk e di. Nuk e kam menduar një gjë të tillë.
Lulzim Basha ka deklaruar se nuk e njeh Kuvendin. Çfarë do ndodhë nëse ai dhe kryesia nuk e njeh?
Topalli: Ore ai nuk njeh asgjë. De fakto ai ka ikur. De fakto nuk është më kryetar sepse i ka ikur anëtarësia, i kanë ikur të gjitha kolonat. I ka ikur baza dhe rri vetëm me vulën në zyrë.
Po nëse nuk e njeh kuvendin?
Topalli: E kapin hopa dhe e e largojnë. Mblidhet kuvendi. Kush pyet për të. Kur kuvendi vendos, nuk ka më.
Kush?
Topalli: Anëtarësia vetë.
Po nëse çështja shkon në gjykatë?
Topalli: Nuk shkon hiç në gjykatë se kur vendos Kuvendi nuk ka më vend për gjykatë.
Po Basha nuk e njeh kuvendin. Vulën e merr.
Topalli: Bashkë me kunatin, hopa dhe e largojnë
Hopa?
Topalli: Po si kujton ti. Si jo? Kush është ai? Do pushtojë karrigen?
Ai ka vulën.
Topalli: Pas kuvendiot. Mbyllet Kuvendi, bëhen dnryshimet statutore. Fuori.
Po ai mund të pretendojë se në kuvend ka patur firmëtarë që nuk ishin delegatë.
Topalli: Për gënjeshtra ai…
Zonjë mund të vendosë gjykata ndryshe.
Topalli: Kur vendois Kuvendi nuk ka më gjykatë.
Zonja Topalli ju nuk e keni dashur Bashën që në vitin 2004 dhe gjatë gjithë kësaj kohe.
Topalli: Në 2017 Rama i tha Bashës largo Topallin nga kuvendi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here