Njeriu mund të provojë dashurinë vetëm tre herë në jetë

0
584

Lidhemi, ndahemi, lidhemi sërish, jeta është e ndërtuar në bazë të këtij cikli. Disa njerëz hyjnë në jetën tonë vetëm për të dalë prej saj, duke na lënë në derë emocione që as nuk e dinim që i kishim.

Por sipas psikologëve, njeriu mund të provojë dashurinë vetëm tre herë në jetë. Dhe secila prej këtyre herëve është shumë e rëndësishme, madje e nevojshme.

Tri shanset për të dashuruar, është jeta e gjithsecilit prej nesh në këtë moment!

1. Dashuria e përrallave

Shpesh, dashuria e parë vjen kur jemi ende shumë të rinj, në periudhën e shkollës. Duket si ajo ndjenja platonike që kemi parë dhe lexuar në përralla, dhe më në fund kemi mundësinë ta përjetojmë edhe vetë.

Në këtë pikë, ne nuk i kushtojmë rëndësi problemeve të vogla dhe jemi të gatshëm të sakrifikojmë parimet tona për hir të kësaj dashurie, sepse brenda vetes besojmë se gjërat janë pikërisht ashtu siç duhet të jenë.

2. Dashuria e ndërlikuar

Dashuria e dytë e jetës tonë është më e komplikuara. Me vetëbesim se kemi marrë të gjitha leksionet e duhura nga raporti i mëparshëm, zgjedhim një partner totalisht të ndryshëm nga i pari. Ose të paktën kështu mendojmë.

Në këtë lidhje shanset për t’u manipuluar, gënjyer apo lënduar janë shumë më të mëdha. Përpiqemi me të gjitha forcat për ta shpëtuar lidhjen, por çdo tentativë kthehet në një dështim të madh. Është shumë dramatike, me grimca të vogla lumturie. Kjo është dashuria që na mëson se është shumë e rëndësishme të të duan mbrapsht.

3. Dashuria e pjekur

Dashuria e tretë vjen në jetën tonë atëherë kur kemi hequr dorë nga pritja. Vjen papritur dhe nuk ngjason aspak me idealin e dashurisë së vërtetë. Nuk është perfekte, por është e vërtetë, e thjeshtë, diçka që vështirë se mund të përshkruhet me fjalë.

Në këtë fazë të jetës nuk kemi më asnjë pritshmëri, nuk harxhojmë kohë duke menduar për cilësitë që duhet të ketë partneri, por më në fund mësojmë ta pranojmë për atë që është. Dhe ç’është më e bukura, njësoj ndihet dhe ai. Kjo dashuri na mëson të jemi të vërtetë dhe se një lidhje nuk duhet të jetë perfekte për të funksionuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here