Thellohet skandali i monstrës së shkollës në Babrru, zbulohet letra e 7 vajzave që e kishin denoncuar para 1 viti…

0
112

Janë zbuluar të tjera detaje lidhur me skandalin seksual në Babrru. Të vëna nën presionin e ngacmimeve të 65-vjeçarit , Abaz Doka kur ai ishte roje i shkollës 9-vjeçare, 7 vajza të gjimnazit pranë “Azem Hajdarit” kanë gjetur guximin të flasin me mësueset e tyre e më tej në prani edhe të psikologes ia kanë referuar informacionet autoriteteve arsimore dhe policisë.

Është një shkresë e 24 tetorit 2019, të cilën Report Tv e disponon, që flet për të gjitha bëmat e rojës. Në prani të psikologes, 7 vajzat kanë treguar se ndiheshin të ngarkuara psikologjikisht nga veprimet e turpshme të Abaz Dokës, i cili edhe pse ishin nxënëse të gjimnazit, i ngacmonte teksa ato shkonin për të blerë ushqime gjatë pushimit të madh në stendat në afërsi të portës së shkollës 9-vjeçare.

“Ne kemi kohë që ndihemi të shqetësuara, ngacmuara, të stresuar psikologjikisht nga roja i 9-vjeçares “Azem Hajdari”. Ngacmon me fjalë dhe veprime të turpshme, në syrin tonë prek organin gjenital, na thotë hajde t’iu tregoj diçka dhe na tregon foto dhe video të turpshme. Kjo gjë ka shumë kohë qëkur ishim në 9-vjeçare, por tani po na shqetëson shumë sepse përveçse ndihemi keq, na vjen turp për ato që ai bën”, shkruajnë 7 vajzat që kanë firmosur me shkrim dore letrën që më tej oficerja e sigurisë së gjimnazit “Gramoz Palushi” e ka referuar edhe në polici. Pra, sipas kësaj shkresë, policia e Kamzës ka pasur dijeni për ngjarjen që në tetor 2019, pasi oficerja ka njoftuar edhe inspektorin e zonës.

Mësohet se janë pikërisht këto ankesa të vajzave, për të cilat u vunë në dijeni edhe drejtues të 9-vjeçares, që sollën largimin e Abaz Dokës nga roje tek “Azem Hajdari”. E megjithatë, prej asaj kohe askush nuk kishte zgjedhur të fliste. Në shkresën ku vajzat kanë bërë denoncimin në prani të psikologes së shkollës “Gramoz Palushi”, njëra prej tyre tregon një episod të rëndë edhe me motrën e saj.

“Kam motrën në 9-vjeçare dhe kur ajo bënte pastrimin mbas mësimit, ai i thoshte ku e ke pastrimin që t’i vinte nga mbrapa. Prej asaj kohe mami im e çon dhe e merr motrën nga shkolla”, tregon vajza.

“Ne kemi informacione që ai ka kapur një vajzë që tani është në vit të parë, ka kryer marrëdhënie seksuale me të dhe ka marrë lekë nga ai”, vijohet më tej në letër. Një fakt ky, i cili i referohet vajzës që Dogu akuzohet se ka përdhunuar për 1 vit kur ishte 14 vjeç në 9-vjeçare, sot 15-vjeçare gjimnaziste tek “Gramoz Palushi”. Madje emri dhe firma e saj është në mesin e 7 vajzave që kanë bërë letrën denoncuese.

Sjelljet e rojës Abas Dog=ku u zbuluan nga guximi i 7 vajzave të gjimnazit “Gramoz Palushi”, që 65-vjeçari i ngacmonte edhe pse ishte roje i shkollës 9-vjeçare. Por vlen të theksohet se Abas Doku në asnjë rast nuk ka qenë roje i këtij gjimnazi, sikurse shkruhej dhe në një dokument të Prokurorisë. Kur vajzat nisën të flasin i gjithë stafi i mësuesve u vu në lëvizje dhe drejtori i gjimnazit “Gramoz Palushi” Abaz Hoxha, ka nisur të bëjë investigimet e brendshme duke vënë në dijeni zyrtarisht edhe shkollën ku Doku ishte roje, që solli largimin e tij. Pavarësisht denoncimit të 7 vajzave në tetor 2019, roja abuzues u vu në syrin e opinionin publik në qershor 2020./REPORT TV

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here