Rregulli që nuk e dinit/ Tek ndeshje dhe Shqipëria e luan në shtëpinë e saj, ja se çfarë ndodh nëse kalojmë Poloninë

0
88

Vetëm duke parë titullin, shumëkush mund të na gjykojë se po nxitohemi para kohe dhe po e llogarisim si të fituar ndeshjen me Poloninë. Në fakt, nuk është ky qëllimi. Sport Ekspres kërkon të informojë më tepër tifozët se çfarë mund të ndodh nëse kuqezinjtë do të dalin në vendin e dytë duke ditur se mbërritja në Botëror ka një format më komplikuar këtë herë.

Nëse Kombëtarja e Rejës do të rezultojë e dyta, atëherë do të ketë dy kundërshtarë për të kaluar deri në fazën e grupeve, teksa përballja me këta rivalë do të jetë me vetëm një ndeshje. Bëhet fjalë për 10 vendet e dyta dhe 2 ekipet që do të vijnë nga Liga e Kombeve, për të bërë kështu 12 Kombëtare që do të luftojnë për vetëm tre bileta Botërori.

Aktualisht në vendet e dyta nuk janë Kombëtare të papërballueshme. Renditja bëhet në bazë të pikëve që do të fitojmë deri në fundin e kualifikueseve, ku pikët e grumbulluara me vendet e fundit zerohen te grupet me 6 ekipe, pasi ka edhe të tjerë me 5 ekipe. Kështu Shqipëria ndodhet mes Kombëtareve më të mira dhe nëse gjithçka do të mbyllej tani, “Sport Ekspres” ju tregon rivalët e mundshëm që do të gjenim në short: “Norvegji, Ceki, Ukrainë, Maqedoni e Veriut, plus 2 ekipet që do të vijnë nga Liga e Kombeve). Për ta pasur renditjen më të qartë, gjashtë vendet e para janë të favorizuara dhe gjashtë të dytat jo.

Vazo e parë: Portugalia 13 pikë Rusia 13 pikë Suedia 12 pikë Skocia 11 pikë Zvicra 11 pikë 6-Shqipëria 9 pikë

Vazo e dytë: Norvegjia 8 pikë Cekia 8 pikë Ukraina 8 pikë Maqedonia e Veriut 6 pikë, plus dy ekipet nga Liga e Kombeve

Pra Shqipëria pozicionohet në vendin e gjashtë dhe gjendet te ekipet e favorizuara. Favorizimi është se Shqipëria i ka zhvilluar të dy ndeshjet me San Marinon dhe i janë hequr të gjitha pikët, ndryshe nga Kombëtaret e tjera që do të qëndrojnë në vend kur të fitojnë prej vendeve të fundit. Për më tepër se nëse arrijmë që të fitojmë me Poloninë dhe Andorrën, atëherë sipas të gjitha gjasave do të jemi tek gjashtë më të mirat e vendeve të dyta.

E gjitha kjo sjellë edhe një favorizim të madh. Ndeshja e parë e “Play-Off” për Shqipërinë do të luhej në “Air Albania” nëse ne do t’ia dalim, ku rikujtojmë se faza është me vetëm një ndeshje. Ndërsa finalja e madhe dhe kundërshtari i dytë që duhet të kalojë Shqipëria, do të jetë me përzgjedhje të shortit sa i përket stadiumit ku do të luhet, transfertë apo shtëpi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here