Protesta për rritjen e çmimeve/ Xhemollari: ‘Lufta’ do fitohet nga qytetarët

0
110

Sot në orën 17:00, qytetarët u mblodhën për herë të dytë para Kryeministrisë për të protestuar për rritjen e çmimeve të shportës por edhe karburanteve.

Rigels Xhemollari nga Qëndresa Qytetare, në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, shprehet se pas protestës së para Kryeministri Rama reagoi duke thënë se nuk do rriten çmimet energjisë për biznesin e vogël dhe për familjet në nevojë.

Ai shprehet se synimi protestës është që t’i bëjë presion qeverisë, ndërkohë shton se protesta nuk po bëhet për hallet e partisë, por për portofolin e secilit prej nesh.

Rigels Xhemollari: Protesta e parë e bëri Ramën qetë reflektojë pasi pas protestës sëparë doli në konferencë për shtyp dhe tha se çmimi për familjet në nevojë dhe bizneset e vogla nuk do të ndryshojë. Sot qytetarët vazhduan me dy kërkesat e tjera. Në Shqipëri ka filluar që të protestohet për standarde, ka filluar të protestohet pa partitë, jo për hallet e kryetarëve të partive, ka filluar të protestohet për bukën, dhe për portofolin e secilit  individ. Nëse qytetarët shqiptarë do të kërkojnë  ulje taksash ashtu si jelekëverdhët e Francës, edhe këtu do të kemi përparim të shoqërisë. Synimi protestës është që t’i bëjë presion qeverisë. Kjo është rruga për ta bërë qeverinë që të reflektojë. Nëse ne jemi më të vendosur, më të shumtë në numër, do të përkrahim më shumë këto kërkesa, besoj që edhe qeveria do të dorëzohet.

Ai shprehet se në këtë ‘luftë’ do fitojnë ose qytetarët ose ata që kanë marrë peng buxhetin e shtetit.

Rigels XhemollariKjo luftë ka dy rivalë të cilat mund të fitojnë, ose mund të fitojnë qytetarët që po kërkojnë uljen e çmimit të bukës, ose do të fitojnë ata që mbajnë peng buxhetin e shtetit. Së pari jemi fokusuar të shporta e çmimeve. Shqipëria ka TVSH 20%. Nuk kemi rritje pagash por vetëm rritje çmimesh. Ne po protestojmë për standard, që të kemi para edhe për bukën edhe për arsimi, shëndetësinë apo nevojat që kanë qytetarët. Ne paguajmë dy herë taksën e makinës. Në këtë rast nuk kërcënohen qytetarët tek buxheti i shtetit, kërcënohen ata që kanë marrë tenderat e traut të kombit dhe të gjithë rrugëve. Nëse hiqet taksa kërcënohen ata. Kemi kërkuar, heqjen e aksizës së gazit, heqjen e taksës së karburantit dhe reduktimin e TVSH.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here