Progres-raporti, Vasili: BE konfirmoi kolapsin në drejtësi, i vetmi sukses kapja nga mazhoranca

0
81

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, duke komentuar progres-raportin e Komisionit Europian të një ditë më parë thotë se gjetjet e tij vetëm sa konfirmojnë kolapsin e drejtësisë. Ai i bën thirrje qeverisë që të ndalë propagandën dhe të dalin përgjegjësitë e kapjes së saj.

“Në raport-progresin më të fundit ka fakte shumë të rënda, që tregojnë se drejtësia e kapur dhe e kolapsuar po dëmton shumë rënde interesat e qytetarëve shqiptarë” thotë Vasili duke publikuar edhe pjesë nga raport-progresi.

 

Pjesë nga raporti

“Efikasiteti i sistemit gjyqësor është cënuar nga procedimet e zgjatura, nga vendimet e pakta që janë dhënë dhe nga dosjet e shumta që mbeten pezull. Gjykatat e Apelit kanë një numër shumë të madh çështjesh të trashëguara dhe vakanca të shumta gjyqtarësh, me vetëm 40 gjykatës në detyrë nga gjithsej 78 që duhet të ishin.

Kohëzgjatja mesatare për një çështje në apel është 998 ditë për çështje të kriminalitetit dhe 1742 ditë për çështjet civile dhe ato administrative.

Gjykatat me më shumë dosje të mbetura pezull janë Gjykata e Lartë dhe ajo Administrative e Apelit. Kjo e fundit ka 15 mijë e 178 çështje pezull, nga të cilat 7 mijë e 463 janë më të vjetra se dy vjet. Gjykata e Lartë ka numrin më të madh të çështjeve pezull, gjithsej 36 mijë e 288 çështje nga të cilat 27 mijë e 843 presin prej më shumë se dy vitesh”.

Te vertetat tronditese per reformen ne drejtesi kerkojne me urgjence nje analize te thelle, nje skaner te vertete, ku te dalin perpara popullit shqiptar pergjegjesite e Rames dhe te rilindjes per bllokimin e qellimshem te saj.

Kapja e drejtesise nga Rama e rilindja, pandeshkueshmeria dhe asfiksimi real i saj eshte ky realiteti shume i hidhur per qytetaret!

Propaganda histerike e qeverise vetem po shton zemerimin dhe indinjaten sepse faktet ulerijne.

Rreth 60 milion euro jane shpenzuar vetem nga BE pa llogaritur ketu milionat e shpenzuar nga SHBA dhe nga vete qeveria shqiptare pasi fatura financiare rendohet shume…!

Rezultati eshte i hidhur dhe zhgenyes per qytetaret.

Vete protagonistet pohojne kolapsin e drejtesise ja cfare thone:

Naureta Llagami Kryetare e KLGJ :

“Dua të pasqyroj këtu që situata në sistemin gjyqësor, ne nuk jemi krenar, është shumë e vështirë.

Situata sot në Gjykatën e Apelit është shumë problematike. Gjykata e Apelit është thembra e akilit. Nga 75 gjyqtarë që duhet të ofrojnë shërbimin, 25 gjyqtarë ka”.

Olsian Çela Prokuror i Pergjithshem thote:

“Situata në disa nga prokuroritë e vendit është mjaft e renduar për shkak të avancave që krijohen.

Në vjeshtë kjo situatë do të rëndohet edhe bëhet më e vështirë. Rrezikojmë që stoku i dosjeve të bëhet i papërballueshëm në kushtet e vonesës së strukturimit.

Krijimi i SPAK si prokurori më vete ka krijuar dualitet brenda organit të akuzës. Rekomandimet e qeverisë i përcillen prokurorisë së përgjithshme por kjo nuk ka asnjë kompetencë mbi SPAK-un.

Sot prokurorët shqiptarë punojnë në kushte primitive. Gjithçka me letër, gjithçka në dosje fizike. Suksesi në këto kushte është i pamundur”.

Arben Kraja Drejtuesi i SPAK-ut thote:

“Hetuesi janë nga 10-15 në një ambient të përbashkët. Për të mos harruar problemi pagave, ku e gjithë struktura nuk e merr pagën e plotës sikurse e parashikon ligji”.

Vitore Tusha Kryetare e Gjykates Kushtetuese:

“Mos miratimi i buxhetit nga Kuvendit për buxhetin e Gjykatën Kushteuese, ka kufizuar punën e saj”.

Ulsi Manja Minister i Drejtesise:

“Aktualisht, janë vetuar 450 gjyqtarë e prokurorë, 60 % e të cilëve ose janë larguar, ose janë dorëhequr nga sistemi, një shifër e paprecedent kjo në lëmin e drejtësisë shqiptare”.

Por skaneri i reformes ne drejtesi tregon qarte se problemet jane shume me te renda:

1.Dhjetëra mijëra dosje kanë mbetur pa u trajtuar që nga Gjykata e Lartë me 36 mijë dosje e deri te gjykatat e të gjitha niveleve ku mbi 70 mijë të tjera janë bërë stivë.

2.Gjykata Europiane e te Drejtave te Njeriut ne Strasburg ka denuarpak dite me pare per nje ceshtje me gjobe deri ne 5 mije euro qeverine shqiptare per vonesat disavjecare ne gjykim.

Mendoni qe ja dhjetra mijra çeshtje e ka mjaft prej tyre qe kane me shume se 5 vjet qe presin dhe ky precedent i Strasburgut mund te shkaktoje nje denim me dhjetra milion euro

3. Në pesë vitet e fundit, volumi i punës ne gjykata është rritur nga dyqind në dymijë dosje për çdo gjyqtar, ndërsa koha mesatare e zgjidhjes së një çështjeje është rritur mesatarisht nga 180 ditë në 730 ditë.

4. Asnjë strategji nuk u hartua për të zgjidhur kolapsin total të Sistemit Gjyqësor në të gjitha nivelet, ku mungesat në personel janë kritike.

5. Afatet kushtetuese të Reformës në Drejtësi1 të votuar në 21-22 korrik u shkelën të gjitha dhe asnjë përgjegjësi nuk ka dalë për këtë, por përkundrazi e kanë kthyer Kushtetutën në një letër pa vlerë.

6. Dhjetëra ligje të Reformës në Drejtësi janë ndryshuar ende pa filluar akoma funksionimi i tyre, pa konsultim me Komisionin e Venecias, vetëm me nisma të njëanshme të qeverisë dhe janë miratuar nga një parlament jolegjitim dhe njëpartiak.

7.Nepotizmi politik rilindas me vellezer e motra e kusherinj te ministrave ne emerimet e anetare te Komisioneve te vetingut eshte fakt dhe shkak per mosbesimin ndaj vleresimeve te tij.

8. Konkurrimi për vendet e reja në sistemin e drejtësisë ishte fiktiv, pa garë dhe pa numrin minimal të konkurrentëve për çdo post, duke bërë kontrollin e plotë të procesit nga Rilindja, duke ulur dukshëm cilësinë dhe duke realizuar thjesht mbushjen e vendeve dhe kapjen e institucioneve të reja të drejtësisë.

9. KED u bllokua për një kohë të gjatë në dhunim të Kushtetutës dhe ligjit me qëllimin e vetëm, atë të kapjes së tij nga Rilindja.

Shorti i hedhur nga Kryetari i Parlamentit Meta u pengua nga Rilindja edhe nga ndërkombëtarët duke lënë qëllimisht vendin pa Gjykate Kushtetuese për tre vjet rresht dhe ende sot të paplotësuar.

10. Gjatë procesit të plotësimit të Gjykatës Kushtetuese u vërtetua tentativa mafioze e kryetarit të KED, Dvoranit për të rrëmbyer anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, që ishin kompetencë e Presidentit.

11. Vetingu u katandis në një Inspektoriat të Deklarimit të Pasurisë dhe asgjë më shumë. Funksionoi me standarde të dyfishta dhe u kritikua hapur nga Komiteti i Helsinkit që shprehej:

“vëzhguesit e KSHH-së kanë evidentuar raste sporadike të standardeve të dyfishta në vendimmarrjen e KPK-së, ndaj kemi mendimin se praktika e vetingut ka nevojë të konsolidohet. Procesi i rivlerësimit është bazuar kryesisht në kriterin e pasurisë, duke mos pasur në konsideratë edhe dy kriteret e tjera: atë të vlerësimit të figurës dhe të aftësive profesionale”, thoshte Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

12. Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë janë sot pa numrin e plotë të funksionimit të tyre duke kaluar çdo afat kushtetues.

Deri tani i vetmi ” sukses” i reformes eshte kapja e saj nga rilindja.

Çdo dite propagande me tej po rrenon thuajse pa kthim drejtesine dhe po demton shume rende interesat e qytetareve, te biznesit dhe te vendit.

Boll më me propagande!

Progres-raporti, Vasili: BE konfirmoi kolapsin në drejtësi, i vetmiProgres-raporti, Vasili: BE konfirmoi kolapsin në drejtësi, i vetmi

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here