Finalja e madhe, Shqipëria një hap larg fazës “play-off”, Reja dhe Berisha flasin përpara Polonisë

0
74

Kryevepra e Armando Brojës përballë Hungarisë mban të ndezur ëndrrën për të siguruar një vend në fazën “play off”. Shqipëria besoi tek fitorja, u fut në fushë që në minutën e parë për të fituar këtë sfidë, ishin superior në çdo aspekt dhe siç është bërë tashmë traditë kur gjërat nisin të ndërlikohen ai që bën gjithnjë diferencën është Armando Broja. Me vetëm dy gjuajtje në kuadrat, Broja i mori i vetëm 6 pikë Hungarisë duke u kthyer në njeriun e momentit në përfaqësuese. Historia është ndryshe të martën, Shqipëria luan testin e radhës, më të rëndësishmin në këto kualifikuese, sfidën përballë Polonisë. Nëse dëshirojmë të kemi në dorë fatin në këtë rrugëtim, atëherë kërkohet fitorja me çdo kusht. Në këto momente në konferencë për shtyp në vigjilje të sfidës kundër Polonisë, janë kapiteni Berisha dhe trajneri Edy Reja:

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here