Dy mandatet e para e shkatërrove artin. Tek i treti! Mos u lodh. Studentët po ikin !?!….

0
191

Nga Osman Mula*

Askush me mire se ti nuk mund ta shkatarronte artin ne kete forme. Me kaq propotence.Le te levdoje gjithe bota,gjithe kancelarite dhe perfaqesuesit e ambasadave ne Shqiperi por,per mua si artist me nje karriere 50 vjeçare;ti ngelesh kryemininstri me antihuman,antiartist,fyes e shkaterrues me dashje i te gjithe vlerave kulturore kombetare.

Po pse mund te pyes dikush! Ai eshte piktor,ka qene sportist,e si atehere?! Ju a them une: Ketu fillon dhe urrejtja e tij. Ai nuk u be kurre as piktor as sportist. Ai nuk hapi eksopzite as ketu as jashte.Pikturat e te tjereve ka shitur! A nuk tha Nano – Se me thonje te paprere e mora nga Parisi.Po sportin nuk po flasim.Sepse sa hynte dilte me karton! Po atehere si u be politikan! Urrejtja. .!

Askush nuk e futi sharjen dhe mallkimin si ky.Zhelozia,vetmia,larg shoqerise,i etur per te qene protagonist per gjithçka e per te kapur majat pa asnje dite pune dhe sidomos perkrahja qe i dhane qarqet e majta te lindjes dhe perendimit.

E instruktuan,e pregatiten dhe e sollen ne Shqiperi se bashku me nje grup te rinjsh per te ndertuar platformen e nje shoqerie te hapur.E ngriten si strukture me godina,me investime,me financa te larta,me bursa,duke nderhyre ne te gjitha dritaret e demokracise se brishte.Por me shume djallezi!

Moren O.J.Q ,partine dhe me vone shtetin,Sapo u be minister i kultures nxiti konfliktin,me TKO dhe baletit,ku u futen ne greve urie artistet.As qe i degjoj se çfare kerkonin.U tall me to.Rrinte te kati i trete e shifte ne dritare mashimin e artisteve.

U ngriten keto injorant,Keto plehra e po kerkojne te drejta.Hiqini nga puna.Dhe ashtu ndodhi.Me vone si kryetar bashkie i kaloi Teatrot dhe Estradat ne varesi te bashkive.Menjehere prishi Estraden e Tiranes me 80 punonjes qe çdo nate jepnin shfaqje.U shuan aktore e kengetare,e su kujtua askush per to!Rrogat u ulen,interesi ra.Atehere e mori persiper varietene e mirepaguar nga Rama duke e bere shfaqjen fund e krye te politizuar.

Duke e fyer dhe anatemuar veriun,duke share atdheun per ” modernizem” e duke puthur gjithçka per servilizem.Filloi ti afrohet teatrit ti merrte hapesirat per pallate.Nxorri teorine e teatrit te amortizuar,por jo kompleks arti,si staduimi qe ndertoi kulle biznesi brenda.Kjo beteje filloi qe me trupen e hershme ku i permendi Violeta Manushit breket.

Ashtu veproi dhe kur u be kryeminister.Dhe ne projektet qe i bene arkitektet nga jashte shikonim vetem pallate.U mblodhen aktoret,mbajten qendrim.Por ai shpejt filloi ti shantazhoj,i pagoi dhe ata qe ishin kundra i quajti antivlera.Dhe ne ora 3 te mengjesit dergoi policine e grupet e gateshme ne Teatrin Kombetar dhe si bisha i nxorren artistet me shkopinjte e gomes.

Te gjithe e kujtojme skenen kur nje artisti te ri i shkelen koken me kemne.Pra veproi dhe fitoi urrejtja e tij me shume kenaqesi.Cuditi boten! Por ate qe e vune i thane: Vazhdo se jeni mire.U ngrit opozita dhe tha do kaloni mbi trupat tane.Dhe jo qe nuk bene asgje por harruan dhe misionin bsshke me teatrin humbi dhe drama Shqiptare.Asnje komedi,asnje opera dhe balet nuk u shkruajt.Humbi filmi dhe pse ka shkolla artistike ku dalin me dhjetra regjisiore,koreografe,dirigjente..Por ketu vazhdon dhe drama.Ate dite kur studenti del ne skene per te mbrojtur diplomen dhe familja i dhuron nje tufe me lule.Dhe i sapodiplomuari kthehet ne shtepi e u thote prinderve: Ju gezova qe mbarova shkollen por do iki ku te mundem se ketu nuk rrihet.

Nuk kam ku te punoj! Se skene nuk ka.Do provoj emigracionin ,te laje pjatat,dhe pastaj shohim.Zoti e din! .E keshtu ndodh se pune nuk gjen,e po gjete 250 £ merr.E çdo besh me to!!Aq marrin aktoret qe kane 30 pune.Turp.As festival drame,as festival estradash,as festival filmi Shqiptar.Nuk prodhohet. Kosova doli nga lufta e merr pjese cdo vit ne festivalet nderkombetare te filmit.Ndersa ne askund

Dhe ministrija e Kultures del ne darke dhe thote: Zbuluam nje gure ne Butrint.Pse per ate gure je ministre! Ti je per politikat e shtetit qe te promovohen vlera dhe elte.Gurin lerja Neritanit se ai eshte per ate pune.Ti organizo institucionet kombetare qe jane inegzistente.Nje shembull: Praga ka 30 teatro qe japin shfaqje.Ne cdo qytet Italian ka teatro te operas me buxhete te rregullta.Dhe bota artistike e njeh emigracionin,por ai nuk shkon te laje pjata ne taverrnat e botes.

Shqiptari po se ku te shese CD e tij,keshtu nuk e merr te drejten e autorit qe eshte arma e jeteses se tij.Kenga popullore dhe muzika e lehte ka prekur fundin me tallavane.Dhe qe te realizosh nje recital duhet te trokasesh ne bashki,te kesh teser partie dhe patjeter te ftohet kryetari qe te flase per sukseset e qeverise.Bile te ftosh shefin e madh dhe te sillesh mire sic don ai mund te kapesh dhe Sanremon.Dhe e gjitha kjo vjen nga paaftesia e drejtuesve pa keshilla artistike e menaxhere qe kane pervoje.Por me militante partie qe kryefjale kane Edi. Ai te jete mire.Skenderbeu yni. Ai ti jape drite botes me projektet per Shqiperine e hapur deri ne vitin 200150.

Sot Shqiperia s’ka kulture, s’ka art kombetar. Ka familje te traumatizuara me nje partiture shoqerore qe po te shkruhej me nota do te ishte vepra me e marre ne bote!!E çduhet zanati i artistit.Merru me politike.Milioner behesh pa nje dite pune.Dhe me te drjete disa thone.Ate qe putha u pendova. Me t’pyshtymin mire punova.Kam shtepi ne Tirane e Durres me dyqane ne Fier e ne Kukes.Pra ku shkuan enderrat e rinise perkushtimi i te rinjve qe nuk e shohin te ardhmen ne atdheun e tyre.Dhe me teatrin e kukullave te doli pune o Edo! Po beje muze te pakten.Qe te vijme e te shohim ata burra te kombit.Enverit ja bere dhe poturet ja vure.Ku nganjehere i vesh dhe vete.

 

Mos u lodh me rrejt ma z.Kryeminister. Hypi avionit sic po ben,para ke,shetit ne bote.Jepi mend perendimit me Ballkan open dhe mos u shqeteso qe re quajne qeverine me te korruptuar ne rruzull.Ne dac vej burra e gra ne qeveri.As nuk i njeh kush,as emrin nuk ja dine,as profesionin qe ti i katapultove por nje gje eshte e sigurte.I gjithe kabineti do marrin shtepi te palltet qe do ndertohen mbi teatrin kombetar.Kur u nda jeta nje shok i imi artist nga jeta.Mu kujtua qe me pat thene: Kur isha ne burg Spac,ne qendren e zerit me vinin nje kenge me çifteli e riprodhuar 10 here dhe llogarite ta degjosh ate 16 vjet.Dhe une ta sugjeroj ty z Rama ate kaseten qe vendose ne 2 mandate ne suksese vendose dhe tek i 3 ne dac dhe tek i 4,se ; Shqiptaret po ikin!

 

*KUJDES: Komenti ekskluziv për gazeta ‘STANDARD’, nuk lejohet ripublikimi pa lejen e botuesit

*Osman Mula është regjisor dhe kompozitor i njohur shqiptar nga Shkodra. Është një nga regjisorët më të njohur në Radiotelevizionin Shqiptar, drejtues i dhjetë festivaleve, qindra emisioneve të muzikës, saksofonist i talentuar dhe kompozitor i vlerësuar me shumë çmime

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here