Bylykbashi sulmon Bashën: Pëjashtimi i Berishës e përçau partinë. Shkele statutin e PD-së

0
58

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi shprehet se largimi i ish-kryeministri Sali Berisha nga grupi parlamentar ka sjellë një reagim të fort në bazën e partisë.

Sipas tij, kreu i PD Lulzim Basha ka ndërmarrë një “veprim” me përjashtimin e Berishës pasi si kryetar ai nuk ka asnjë kompetencë për të marrë vendim.

“Kryetari i PD ka një kompetencë të vetme në statut; të sigurojë zbatimin e vendimeve të organeve të tjera qendrore, Kongresit, Këshillit Kombëtar dhe Kryesisë. Këtë vendimmarrje nuk e parashikon statuti”, tha ai në studion e Euronews.

Oerd Bylykbashi thotë se ky veprim i Bashës ka sjellë pasojë të rëndë që çon në “çarjen e PD”.

“Ka ndodhur diçka e madhe dhe ka prodhuar dy gjëra. Ka prodhuar një reaksion të fortë në bazën e partisë dhe kjo duket shumë qartë jo vetëm në reagimet në rrjetet sociale, por edhe tek ajo që po ndodh në “Foltoren” e z. Berisha që ka pasur një kreshendo fare të qartë”, deklaroi deputeti i PD.

Ai tha se ky motivim vjen nga një “veprim i padrejtë i kryetarit të partisë” dhe shtoi se tani po ndesh “një zgjim” në PD pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Sipas z. Bylykbashi pëlqyeshmëria për ish-kryeministrin brenda bazës së PD mund të jetë shumë më e lartë se sa e nxjerr sondazhi i “Barometrit” për qytetarët dhe votuesit e PD në veçanti.

“Ajo që nuk arrin dot sondazhi ta prekë, kjo është një përplasje e madhe për demokracinë brenda partisë, tek baza e anëtarësisë që është më e vogël se sa votuesit e PD që janë rreth 75 mijë zyrtarisht. Ata kanë ide shumë më të qarta dhe interesa shumë më të forta mbi atë që po ndodh”, u shpreh deputeti i PD.

Oerd Bylykbashi tha më tej se Basha do të duhet të arsyetonte para vendimit për përjashtimin e Berishës dhe shtoi se “përpos Berisha apo Basha, ka një vorbull që po rritet me shqetësimin që kemi ne për mënyrën si PD qeveriset, nëse kjo do të na çojë në fitore

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here