13 tetori është ‘deadline’ për opozitën?/ Ja si përgjigjet ish-deputeti demokrat…

0
97

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i ftuar në Ora News, është shprehur se, kryebashkiakët e opozitës duhet të qëndrojnë në zyra, në zbatim të dekretit të presidentit të Republikës, Ilir Meta.

“Kryebashkiakët që përfaqësojnë opozitën janë në zyrat e tyre dhe duhet të qëndrojnë në zyrat e tyre, përderisa në funksionin e tyre institucional janë të detyruar të njohin dekretin e presidentit”, u shpreh Boçi.

I pyetur nëse 13 tetori është deadline për opozitën, ish deputeti deklaroi se deadline PD-së nuk mund t’ja vendosë dot kush nga jashtë.

“Nuk është deadline. Unë mendoj se ka një dekretim datë zgjedhje vendore dhe vetë presidenti në vazhdimësinë e ligjërimit të tij politik është shprehur se nëse mazhoranca është e gatshme unë jam i gatshëm ta dekretoj edhe si zgjedhje politike dhe presidenciale njëkohësisht. Por duhet të shoqërohet me ndërhyrje të rëndësishme kushtetuese, pasi zgjedhja e presidenti nga populli nuk është e parashikuar në Kushtetutë.  Por nuk është ky momenti më i rëndësishëm. Momenti më i rëndësishëm është kërkesa e palëkundur e PD-së për qeveri transitore, largimin e Ramës dhe zgjedhje politike të parakohshme. Deadline PD-së nuk mund t’ja vendosë dot kush nga jashtë. Është ajo që ka përcaktuar objektivin e saj jetik. Nuk ka deadline”, tha Luçiano Boçi.

Ish-demokrati mohoi zërat se mes Bashës dhe pjesës tjetër të PD-së ka një konflikt. Ai tha se ata janë në unison në çdo aksion.

“Ka një tendencë për ta bërë publike një gjë të tillë, por nuk ka një konflikt midis Bashës dhe pjesës tjetër të PD-së në të gjitha nivelet. Jemi në unison të të gjitha aksioneve dhe të veprimeve tona dhe një mbështetje totale për lidershipin e PD-së. Basha përtej asaj pjese që mund të ketë komente të kalimit të zgjedhjeve apo deadlineve të tjera të parashikuara më shumë nga opinionet ka qenë ai që e ka bërë opozitën më të fortë përgjatë këtyre 6 viteve”, u shpreh ish deputeti demokrat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here