31-vjeçari bie nga kati i nëntë dhe përfundon mbi makinë, ngrihet e pyet: Ç’ka ndodhur?

0
116

Një person i cili është rrëzuar nga kati i nëntë i një pallati ka mbijetuar. Ngjarja ka ndodhur në Jersey City në New York. Sipas mediave lokale, 31-vjeçari është hedhur nga dritarja e ndërtesës dhe ka përfudnuar mbi një makinë e me plagë shumë të rënda.

Por, pavarësisht ngjarjes, i riu është ngritur dhe ka nisur të pyesë njerëzit që kishte rreth tij se çfarë ka ndodhur. Dëshmitarët janë habitur.

“Dëgjova një zhurmë të madhe dhe nuk mendova se ishte një person në fillim. Dritarja e pasme e makinës shpërtheu. Pastaj filloi të bërtiste. Krahu i tij ishte i shtrembëruar i gjithi,”- tha një 21-vjeçare e cila pa të gjithë skenën.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here