Vaksina anti-covid e Oksfordit do të paraqitet për miratim brenda këtij viti…

0
112

Universiteti i Oxford-it thotë se mund ta paraqesë për miratimin vaksinën anti-Covid brenda këtij viti. Ky është edhe synimi i administratës Trump që kërkon miratimin emergjent të vaksinës para zgjedhjeve të nëntorit.

Vaksina eksperimentale kundër COVID-19 që po zhvillohet nga Universiteti i Oxfordit dhe kompania AstraZeneca mund të dërgohet për miratim para rregullatorëve brenda këtij viti, nëse shkencëtarët do të jenë në gjendje të mbledhin të dhëna të mjaftueshme nga provat klinike.

Drejtori i Grupit të Vaksinave i Universitetit të Oxford-it Andrew Pollard, i tha radios BBC se e sheh të mundur që vaksina të paraqitet me shpejtësi përpara rregullatorëve që këtë vit, në mënyrë që ata të vlerësojnë të dhënat e mbledhura gjatë provave.

Vaksina e Oxford-it tregoi të dhëna premtuese që në fazën e parë të testimit kur shkaktoi reagimin e sistemit imunitar dhe duke u pozicionuar në krye të garës për të luftuar sëmundjen që ka pushtuar botën dhe gjunjëzuar ekonominë .

Provat klinike për këtë vaksinë zunë titujt kryesorë të medieve globale kur administrata Trump tha se po konsideron miratimin emergjent të vaksinës përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Në anën tjetër, Komisioni Europian ka përfunduar bisedimet për të siguruar vaksinën antiCOVID-19 që po zhvillohet nga kompania amerikane “Moderna”.

Bisedimet parashikojnë arritjen e një marrëveshjeje që i mundëson Komisionit Europian blerjen e 80 milionë dozave të vaksinës në emër të të gjitha shteteve anëtare të bllokut, me mundësinë e dyfishimit pasi vaksina të rezultojë efikase kundër COVID-19.

Moderna është kompania e pestë me të cilën Komisioni ka përfunduar bisedimet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here