“Ajo Beniada është në gjumë gjithë kohën”/ Fifi nxehet keq me banorët për ushqimin

0
104

Fifi është një nga konkurrentet e Big Brother Vip. Gjatë këtyre ditëve, Fifi ka treguar disa anë të tjera të sajat që nuk i dinim.

Këngëtarja ka treguar se është e “fiksuar” pas pastërtisë dhe gatimit. Sot Fifi është nxehur shumë me dy prej banorëve pasi, nuk kanë pyetur përsa i përket ushqimeve.

Ajo shprehet e indinjuar ndaj Ilir Shaqirit dhe modeles Beniada Nishanit, pasi ka ushqime të cilat nuk i konsumon dhe për këtë arsye ajo shprehet se duhet të ishin mbledhur të gjithë dhe të bëhej një listë me ushqime për secilin.

Ajo ka ironizuar ndër të tjera modelen, Beniada Nishani duke thënë se lista nuk mund të bëhet nga një njeri që është tërë kohën në gjumë.

“Ky që çohet edhe bën listën e ushqimit pa qenë asnjë aty. Ku e di ai se çfarë më hahet mua. Ai dhe ajo Beniada është në gjumë tërë kohën”, ka thënë ndër të tjera Fifi./ CNA.al

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here