Ambasadori rus: Berlini kaloi “vijën e kuqe” kur furnizoi Ukrainën me armë

0
155

Ambasadori rus në Berlin, Sergey Nechayev, ka kritikuar Gjermaninë për mbështetjen që i ka ofruar Ukrainës, pas nisjes së luftës së Moskës në këtë shtet.

“Dërgimi i armëve vdekjeprurëse për regjimin ukrainas – të cilat nuk po përdoren vetëm kundër ushtarëve rusë, por edhe kundër popullsisë civile në Donbas – përbën ‘linjë të kuqe’ që Qeveria gjermane nuk do të duhej ta kalonte”, ka thënë Nechayev në një intervistë për të përditshmen ruse, Izvestia, transmeton DPA.

Ai i është referuar në intervistë “përgjegjësisë historike dhe morale të Gjermanisë për krimet e nazistëve në Luftën e Dytë Botërore”.

VIDEO/ Sulmet shkatërrojnë rrjetin elektrik në Ukrainën lindore, vendi pa drita dhe ujë
Sipas tij, pas krizës në Ukrainë, Qeveria gjermane ka shkatërruar marrëdhëniet e mira bilaterale që ka pasur me Rusinë, dhe ka dëmtuar procesin historik të pajtimit mes dy popujve.

Nechayev ka hedhur poshtë mundësinë që Gjermania të ketë rol ndërmjetësues për të ndihmuar në dhënie fund të luftës.

Ai e ka përshkuar Berlinin si një prej akterëve kryesorë në politikën e Perëndimit për sanksionim të Rusisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here