Një dashuri po lind mes Maluma-s dhe Kim Kardashian? Ja çfarë thotë këngëtari

0
84

Prej disa muajsh spekulimet se mes Kim Kardashian dhe Maluma-s ka një lidhje, kanë bërë xhiron e mediave rozë. Lajmet nisën menjëherë pas ndarjes së Kim nga Kanye West.

Mirëpo, këngëtari kolumbian sqaroi natyrën e miqësisë së tyre të ngushtë në një intervistë të fundit me L’Officiel Hommes.

Maluma tha se ai u takua për herë të parë me Kim dhe motrën e saj Kourtney Kardashian në sfilatën e Dior Men në Miami në dhjetor të vitit 2019.

 

 

“Njerëzit filluan të flasin për të. Nuk e di pse ata filluan ta pyesin atë. Ndoshta sepse ajo po divorcohej? Por jo, ne jemi miq të mirë. Ne nuk flasim aq shpesh, por po, ne jemi miq të mirë dhe gjithmonë urojmë më të mirën për njëri-tjetrin.”

Edhe Kim foli për këto thashetheme gjatë ribashkimit special të Keeping Up With the Kardashians në qershor, kur prezantuesi Andy Cohen pyeti nëse ata të dy po dilnin bashkë. Kim e mohoi dhe tha se me Maluma-n janë vetëm miq.

“E kam takuar disa herë, gjithmonë në Miami.Është një djalë kaq i mirë.-tha Kim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here