Operacion me helikopter/Si u neutralizua Aldi Rama i fshehur poshtë pemëve

0
118

Gazetari Spartak Koka ka shpjeguar në studion e emisionit “Opinion” dinamikën me të cilën forcat e policisë kanë vepruar për të neutralizuar 21-vjeçarin Aldi Rama, i cili vrau paraditen e sotme oficerin e policisë Saimir Hoxha.

Koka tha se i riu ndodhej jo larg vendit ku kreu vrasjen e efektivit.

“Në këtë moment është evidentuar nga policia vendodhdja e këtij personi. Është një vilë 2 katëshe e bardhë dhe përballë vilës strukturat e policisë kanë konstatuar një person i cili kalonte kanalin në anën tjetër dhe ishte fshehur. Helikopteri i policisë për 20 minuta në ato momente po kërkonte në këtë perimetër. Forcat e RENEA-s nga vendi ku është qëlluar Aldo Rama janë në vijë ajrore rreth 150 metër larg. Gjithë frika ishte se Aldi Rama ka qenë i armatosur dhe mund të qëllonte edhe ndaj forcave të policisë. Ka qenë i pajisur vetëm me një pistoletë tip TT me të cilën kreu edhe vrasjen.

RENEA dhe specialet janë pozicionuar mbi çatinë e kësaj vile. Përballë kësaj vile poshtë këtyre pemëve ka qenë i pozicionuar për rreth 2 orëve Aldi Rama”, u shpreh Koka.

I pyetur nëse mes policisë dhe 21-vjeçarit ka patur shkëmbim zjarri, Koka tha: “Nuk ka patur, ka patur zhurmuese nga RENEA për të shpërqëndruar Aldi Ramën të dorëzohej. Ai e ka patur të pamundur të largohej. I është bërë thirrje herë pas herë që të dorëzohej”./Opinion.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here