Foto e vendngjarjes, Lala: Momenti i vrasjes është regjistruar nga kamera

0
156

Gazetarja Klodiana Lala ka publikuar në emisionin “Opinion” një foto nga momenti kur oficeri i policisë Saimir Hoxha është qëlluar nga autori i dyshuar Aldi Rama. Lala tha se fotoja është shkëputur nga disa kamera sigurie, të montuara në zonën e cila është një park natyror i mbrojtur.

Në foto shihet makina e bardhë tip Landrover e policisë dhe makina e errët e autorit dhe dy shokëve të tij. I veshur me të kuqe, është efektivi i policisë Saimir Hoxha.

“Po ta shikosh kanë dalë nga Land Roveri janë larguar në drejtim të automjetit…Kjo zonë është e mbrojtur dhe ka kamera sigurie, sepse është park natyror. Dhe kamerat kanë kapur pikërisht këtë moment. Në momentin që ka dalë, kanë thirrur në distancë: Jemi policia dhe në atë moment nga ky pozicion nuk është më shumë se 4-5 metër, momenti kur është qëlluar”, u shpreh gazetarja Lala./Opinion.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here