Juventusi arrin fitoren e parë, mund 3-2 Spezian e Manajt

0
105

Një rezultat tjetër do të ishte katastrofik për Juventusin ndaj dhe fitorja ishte e domosdoshme.

Skuadra e Allegrit arrin fitoren e parë në javën e pestë, ku edhe pse mund të duket një paradoks i madh për Juventusin, është mëse e vërtetë.

Në transfertën me Spezian, bardhezinjtë dominuan me lojë por treguan që janë të brishtë dhe kanë probleme në mbrojtje. Moise Kean hapi serinë e golave në 28’ teksa vendasit fillimisht me Gyasi në 33’ dhe Antiste në 50’ në një kundërsulm përmbysën rezultatin.

Në një situate të tillë, Juve u hodh e gjitha në sulm dhe me anë të Chiesas në 67’ dhe De Ligt në 73’ arritën ta përmbysnin në 3-2 sfidën për t’i dhënë fitoren e parë Allegrit në Serinë A.

Ndërkohë që sfida tjetër, ishte po ashtu spektakolare me Salernitanën që barazoi 2-2 me Veronën në shtëpi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here