Ndërron jetë nga COVID-19 fizioterapisti i Kombëtares, Ylli Mihali, prej 2 javësh ishte i intubuar te Infektivi dhe ishte vaksinuar me Pfizer

0
79

Ndërron jetë nga COVID-19 fizioterapisti i Kombëtares, Ylli Mihali, prej 2 javësh ishte i intubuar te Infektivi.

Mihali ishte i shtruar prej disa ditësh dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar por në ditët e fundit ai pati një përkeqësim. Ai ndodhej në intubim prej ditësh në spital, por ditën e sotme fatkeqësisht ai nuk mundi të fitojë betejën ndaj koronavirusit.

Mësohet se Mihali ishte i vaksinuar me dy dozat e vaksinës ‘Pfizer’, por nuk dihet nëse ka patur sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Disa ditë më parë Kombëtarja Shqiptare i dedikoi një fanellë Mihalit ku shkruhej:  “Forca ylli mos u dorëzo”.

Kombetarja shqiptare
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here