Edi Reja: “San Marino nuk duhet marrë lehtë, të mos bëjmë gabimet e së shkuarës”

0
88

 Detyra kryesore e trajneri Edi Reja pas fitores me Hungarinë dhe përpara ndeshjes me San Marinon, me sa duket është të frenojë euforinë dhe të përpiqet të marrë tre pikë të tjera, duke mos përsëritur atë që sic thotë vetë trajneri Italian “pas një fitoreje e marrim lehtë ndeshjen tjetër.”

“Ka ndodhur shpesh që pas një fitoreje ne mund ti marrim lehtë ndeshjet. Ndaj San Marinos do ta kemi të vështirë, ajo është një ekip i organizuar, duhet të kemi përqendrim dhe të bëjmë lojë të mirë. Duhet t’i lëmë sa më pak hapësira sepse janë të rrezikshëm. Kjo është ndeshja jonë vendimtare, nuk mendoj asgjë tjetër pavarësisht se Polonia luan ndaj Anglisë, unë mendoj vetëm për sfidën tonë.” – thotë Reja.

Ndërkohë që përpara kësaj ndeshejej me San Marinon, duke qenës e një pjesë e mirë e lojtarëve kanë luajtur dy ndeshje të një niveli të lartë fizik, pritet të ketë rotacion.

“Sigurisht që do të ketë risi në ndeshjen ndaj San Marinos, Abrashi dhe Gjasula nuk do të jenë. Nuk do të zhbalancohemi shumë pasi do të shoh dhe si luan San Marino për të zgjedhur një formacion. Do të shoh deri sot në darkë gjendjen e lojtarëve sepse kanë marrë dhe disa goditje. Sigurisht ata që do të rikthehen do të na japin një dorë, Hysaj Bare Manaj do të kthehen,” – përfundon trajneri italian.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here