Cardi B bëhet nënë për herë të dytë. Këngëtarja publikon foton e parë

0
101

Cardi B dhe Offset janë bërë sërish prindër! Ka qenë vetë reperja që e ka dhënë lajmin në rrjetet sociale, ku ka ndarë një fotografi me bebin numër 2 në krah dhe bashkëshortin e saj. Çifti shfaqet në një shtrat spitali, duke parë me dashuri djalin e porsalindur.

“9/4/21,” shkroi Cardi në postim, duke shtuar disa emoji. Megjithatë, ajo nuk e zbuloi emrin e të birit.

Ndërsa në një deklaratë, dyshja tha:

 

 

“Ne jemi shumë të lumtur që më në fund takuam djalin tonë. Ai ka që tani aq shumë dashuri nga familja e miqtë dhe mezi presim ta prezantojmë me vëllezërit e motrat e tij të tjerë.”

Reperja e dha lajmin e pritjes së ëmbël në qershor. Çifti janë prindër edhe të një vajze 3-vjeçare, të quajtur të Kulture. Ndërsa Offset ka edhe tre fëmijë të tjerë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here