EMRI/ Në kërkim për gjobëvënie e kërcënim, ekstradohet nga Italia 36-vjeçari

0
103

Ekstradohet nga Italia një 36-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma/Itali, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është bërë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi në Itali, me qëllim ekstradimi vendit tonë, i shtetasit shqiptar:

Behar Aliaj, 36 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin e datës 24.05.2018 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

 

 

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Më datë 24.03.2017, në vendin e quajtur “Sheq i Madh”, Fier, shtetasi B. A. dyshohet se ka shtrënguar me anë të kanosjes ose dhunës, shtetasin E. B., duke e kërcënuar se do ta vriste, nëse ai nuk do t’i jepte brenda dy muajve, shumën 10.000 euro.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here