Lajm i fundit/ Vrasje në Tropojë!

0
99

Disa të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Çerem të Tropojës.

Vritet me armë zjarri 49- vjeçari, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar. Sot, rreth orës 15:30, në fshatin Çerem, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Isat Goçaj, 49 vjeç, banues në Çerem.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, të cilat falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit A. I., banues në Çerem. Vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here